TIRANE-Në orët e para të ditës së sotme është djegur makina në pronësi të Gramoz Nazërajt, ish-kryetar i degës së PD-së në Vlorë në vitin 2016. Makina ka qenë e parkuar në rrugen ?Haredin Shtino? në Don Bosko, kur persona të paidentifikuar sipas policisë i kanë vendosur flakën.
Si pasojë e zjarrit kanë pësuar dëmtime edhe dy mjete të tjera që kanë qenë të parkuara në dy anët e tij. Nga veprimet e para hetimore dhe provat e sekuestruara në vendngjarje, policia ka dyshime se dyshohet i qëllimshëm, ku më pas kanë marrë edhe dy të tjerat. Burime për Report Tv pohojnë se makina ka qenë në pronësi të Nazërajt, por përdorej nga një tjetër person, që sipas policisë nuk ka precedent.Tashmë po hetohet nëse Nazëraj e ka shitur makinën më parë dhe nuk ka bërë kalimin e pronësisë, apo vijon që ta përdorë akoma. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.