A1 Report - Reforma ne drejtesise, krijohet nje grup këshillimor ne ministri

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Krijohet Grupi Këshillimor Elitar në Ministrinë e Drejtësisë. Këtë e ka bërë të ditur ministri Nasip Naço. Ky grup këshillimor do të jetë i përbërë nga 13 juristë të njohur dhe pedagogë në fakutetet e drejtësisë.

Sipas tij, ky grup këshillimor elitar, do të japë ndihmë të madhe në reforma të ndryshme në drejtësi si dhe për ligjet e reja që do të bëhen me qëllim afrimin me ato të BE-së.

Sipas ministrit Naço, krijimi i këtij grupi këshillimor ka për qëllimin përmirësimin në sistemit të drejtësisë dhe krijimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Anëtarët e këtij grupi kanë një përvojë të gjatë në institucionet e ndryshme të drejtësisë dhe janë profesorë të kualifikuar që japin mësim në fakultete të ndryshme të drejtësisë në vend.

Share This Video


Download

  
Report form