A1 Report - Lezhë, fenomeni i gjakmarrjes, misionarët: Vështirë të minimizohet

Report TV 2015-08-21

Views 2

LEZHË - Pavarësisht fushatave të shumta kundër gjakmarrjes, ky fenomen është shumë i vështirë për tu minimizuar. Në këtë përundim kanë konkluduar misionarët e pajtimit të gjaqeve në Lezhë të cilët thonë se është shumë e vështirë të arrish deri tek falja për familjet në gjak, ndërsa kërkon edhe bashkpënimin e te gjitha institucionëve shtetërore. Ata thonë se zgjidhja e vetme përballë këtij fenomeni mbeten ende ngujimi dhe largimi nga Shqipëria.

"Minimalisht zbusim këtë plagë sa mundemi, por është shumë vështirë që të arrish te falja. Vështirësit janë të jashtë zakonshme dhe ka nga ata që thonë nuk ulem fare për të biseduar. Nuk pranojnë as të identifikohen dhe të japin numrin e telefonit", tha Pjetër Gjoka, misionar i Pajtimit të Gjaqeve.

Këto ngjarje të renda shënohen kryesisht në zonat e thella te vendit si në Vermosh, Dukagjin, Mirditë e Pukë, ndërsa mbetet ende një plagë e hapur e shoqërisë shqiptare .

Share This Video


Download

  
Report form