IRANE - Një vrasje e ndodhur 19 vjet më parë vijon të shkaktojë plagë edhe në ditët e sotme. Historia e gjakmarrjes mes familjes Alidini dhe Isa në Kukës duket se është zhvendosur në Tiranë.
Policia e Tiranës ka arrestuar sot katër persona të cilët po planifikonin një vrasje për motive gjakmarrjeje. Sipas policisë të rinjtë u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë kapur në flagrancë duke përgatitur një silenciator, për ta montuar në pistoletën tip "Zastav", të cilën e mbanin pa leje.