A1 Report - Anulohet vendimi i Berishës Jo më kredi të buta për zyrtarët

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Qeveria vendosi të mos trajtojë në mënyrë të privilegjuar zyrtarët e latyë të shtetit.

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, tha se nuk do te ketë më trajtim me kredi të buta për zyrtarët e administratës.

Me vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave shfuqizohet vendimi numër 600 i Këshillit të Ministrave të qeverisë Berisha, për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe funksionarëve politikë.

Sipas ministres Gjermeni, fondet e planifikuara në buxhet për zyrtarët e lartë të shtetit do të alokohen për qytetarët në nevojë.

"Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit vendosi sot të mos trajtojë më në mënyrë të privilegjuar zyrtarët e shtetit. Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave parashikon që fondet e planifikuara në buxhetin e shtetit për zyrtarët të alokohen në kategoritë e tjera më në nevoje për strehim siç janë familjet që banojnë në ish-pronë të subjekteve të shpronësuara, të cilat përfitojnë kredi me interes 0 %. Vendimi i Këshillit të Ministrave i heq zyrtarëve të lartë të shtetit mundësinë për t'u trjatuar në mënyrë të privilegjuar përmes kredive të buta për strehim. Falë vendimit të sotëm provilegjet e trajtimit me kredi do të kalojnë nga zyrtarët e lartë të shtetit tek qytetarët që kanë më shumë nevojë për këtë strehim", tha ministrja Gjermeni.

Ministrja e Zhvillimit Urban tha se ky vendim është marrë pas auditimit të kryer lidhur me programin e kredive të buta për zyrtarët dhe fuksionarët politikë, ku u zbuluan shkleje në dhënien e kredive. Gjermeni tha se kreditë jepeshin edhe në ato raste kur nuk plotësohej asnjë kriter.

"Auditimi i kryer nga ministria e Zhvillimit Urban dhe turizmit zbuloi fakte tronditëse. Programi i kredive të lehtësuara për zyrtarët e lartë dhe funksionarët politikë u përdor në fakt për të mbështetur militantët dhe njerëzit me pushtet rreth qeverisë në mënyrë të njëanshme duke mos adresuar problemet e qytetarëve më në nevojë për strehim dhe ata me të ardhura më të ulëta.

Raporti i auditimit të brendshëm të ministrisë dëshmoi se zyrtarët kanë përfituar kredi pa plotësuar asnjë lloj kriteri, dhe konkretisht janë akorduar dhe lidhur kredi lehtësuese me nivelin maksimal të përfitimit duke mos bërë asnjë lloj përllogaritje. Janë evidentuar raste të përfitimit të kredive lehtësuese nga dy programe të strehimit njëkohësisht. Janë gjetur raste të trajtimit me kredi për shtëpi të funksionarëve që kanë në pronësi një apo dy shtëpi. Dhe zyrtarë të lartë dhe fuksionarë politikë kanë përfituar një kredi të dytë për të blerë banesë jashtë vendit të ushtrimit të detyrës, madje edhe në zonat turistike.

Të gjitha këto shkelje, materialet për të cilat i kanë kaluar për hetim prokurorisë dëshmojnë qartë se zurtarët e veshur me pushtet janë trajtuar ndryshe nga qytetarët në nevojë, janë privilegjuar në kundërshtim me ligjet në fuqi", u shpreh ministrja Gjermeni.

Share This Video


Download

  
Report form