Dokumenti i plotë
Takimi i ramiz alisë me intelektualët
10 gusht 1990
Pjesa e dytë
TIRANE- Takimi i 10 gushtit 1990 mes Ramiz Alisë dhe intelektualëve, të mbledhur në një prej sallave të Pallatit të Kongresit vjen në faqet e Shqiptarja.com për herë të parë i plotë, i zbardhur sipas incizimit zanor. Takimi është fiksuar në tre incizime dhe ka zgjatur rreth 3 orë e 45 minuta. Në këto incizime, më saktë në incizimin e tretë është fiksuar edhe takimi i Ramiz Alisë me ekonomistët, të cilin po ashtu gazeta jonë do ta sjellë të plotë në ditët në vijim.
Dje gazeta zbardhi pjesën e parë të takimit, ku pas përshëndetjeve dhe batutave me pjesëmarrësit Ramiz Alia ka nisur fjalimin e tij hyrës. Sot sjellim pjesën e dytë të këtij materiali historik. Në pjesën e sotme, vlen të theksohen pasazhet ku Ramiz Alia flet për frikën ndaj presionit të jashtëm që reflektoi sipas tij ndjeshëm në ngjarjet e ambasadave dhe ato të Kavajës në korrik të 1990-ës dhe bën thirrje që intelektualët, dhe rinia t?i bëjnë ballë këtij presioni e mos të joshen prej armëve që po përdoren.
Më tej ajo që vlen të veçohet nga kjo pjesë që po botojmë është një pasazh ku Ramiz Alia bën thirrje për vigjilencë, pasi lufta e ftohtë për Shqipërinë nuk ka mbaruar, përkundrazi, Alia thotë se rreziku nga Greqia dhe nga Serbia është më prezent se kurrë dhe se pavarësia e vendit është në dyshim.
(Pjesa e dytë)
(Vijon nga dje...)
Përse ngul këmbë në këtë çështje? Unë mendoj që pa e kuptuar këtë qëllim të armiqve, nuk mundemi të organizojmë dhe të zhvillojmë luftën kundër tyre. Kjo, për mendimin tim, është çështja bazë. Po u larguam, si të thuash, nga ky vizion, është e vështirë të kuptojmë zhvillimin e situatave.