A1 Report - Ish-konsullja Spahia: Shërbimi u përmirësua, Rama po shpif

Report TV 2015-08-21

Views 7

TIRANË- Një fushatë shpifjesh e mashtrimesh në lidhje me aktivitetin e Konsullatës së Shqipërisë në Milano, i ka quajtur Nausika Spahia, ish-konsulle e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano akuzat e kreut të qeverisë, Edi Rama dhe të ministrit të jashtëm, Ditmir Bushati në lidhje me akuzat për Konsullatën Shqiptare në Itali, si "një call center, që po gërryente shqiptarët".

"Jam e detyruar të reagoj për atë që mund ta quaj një fushatë shpifjesh e mashtrimesh në lidhje me aktivitetin e Konsullatës së Shqipërisë në Milano", shprehet Spahia mes një deklarate për shtyp, ndërsa paraqet një informacion të detajuar, që hedh poshtë në çdo pikë akuzat drejtuar asaj.

Ajo ka folur së pari për menaxhimin e pasaportave biometrike me 'call center'.

"Kryeministri dhe Ministri gënjejnë në mënyrë të paskrupullt kur shprehen për abuzime me shërbimin call center. Si për çdo veprim tjetër, ashtu edhe në këtë rast, MPJ ka qenë e informuar në detaje gjatë gjithë kohës.
Marrja e vendimit për menaxhimin e situatës emergjente dhe kritike në momentin e daljes jashtë përdorimit të pasapartave të vjetra, është bërë në koordinim të plotë me kabinetin e Ministrit Haxhinasto, i cili ka dhënë aprovimin dhe udhëzimin që përveç 'call center', të ofrohet shërbimi edhe nëpërmjet platformës elektronike (e-mail). Ky aprovim është dhënë nga Kabineti i Ministrit Haxhinasto dhe firmosur nga Drejtori i Drejtorisë Konsullore, Z. Bala. Ndërkohë që në shkresat e mia të protokolluara (p.sh. nr prot. 57, dt 26.03.2012 drejtuar Drejtorit te Kabinetit te Ministrit Haxhinasto, Z. Ilir Melo dhe përcjellë edhe Drejtorit të Drejtorisë konsullore, Z. Bala) kërkoj ndër të tjera që të aktivizohen numra jeshilë, pra falas, për qytetarët", thotë ish konsullja Spahia, ndërsa vëren se komunikimi me Kabinetin e Ministrit dhe Drejtorinë Konsullore është i protokolluar pranë MPJ, Konsullatës në Milano dhe Ambasadës Shqiptare në Romë.

"BUSHATI GËNJEN. MBYLLJA E KONTRATËS ME CALL CENTER, ME KËRKESËN TIME"
Ajo flet edhe për deklaratën e ministrit të jashtëm Bushati për mbylljen e 'Call Center' nga ana e qeverisë Rama, duke thënë se ai gënjen.

"Gënjen, sepse mbyllja e kontratës me 'call- center' është bërë me kërkesën time menjëherë pas reduktimit drastik të kërkesave për aplikime. Kjo ndodhi pa ardhur akoma në detyrë qeveria Rama. Kopje e zgjidhjes së kontratës është përcjellë në MPJ. Pra, Ministri Bushati po gënjen hapur qytetarët shqiptarë", vëren Spahia.

Ajo thotë, se "call- centeri ka qenë një zgjidhje e përkohshme në një situatë emergjence, më e mira zgjidhje e mundshme në atë moment dhe mbi të gjitha e bashkagjestisur dhe me miratim të MPJ, e cila ka çdo kopje kontrate dhe detajim të veprimeve konsullore".

Thënë kjo, 'call- center'-i ka qenë një nga zgjedhjet e mundshme për qytetarët, të cilët kanë pasur në dispozicion edhe e-mailin, postën, apo paraqitjen direkt në zyrë".

"NUK KAM FIRMOSUR TË TRANSFEROHEN 45 MIJË EURO"
Ajo vëren se ministri mashtron hapur për 45 000 euro për kompaninë e 'cal...

Share This Video


Download

  
Report form