A1 Report - PD: Rama-Meta po hakmerren, po mbajnë peng Bashkinë e Pogradecit

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANË - Partia Demokratike e cilëson hakmarrje të kryeministrit Rama dhe levave të tij mos lejimin e konstituimit të Këshillit Bashkiak të Pogradecit.

Duke folur nga foltorja e selisë blu, deputetja Albana Vokshi tha së kryeministri Rama po mban peng Bashkinë e re të Pogradecit, si edhe po vërteton atë që tha gjatë fushatës, se nësë shqiptarët nuk do të votonin kandidatët e tij, ai do të linte pa investime të gjitha bashkitë e fituara nga të djathtët.

?Pengimi i konstituimit dhe fillimit të punës, është një hakmarrje e verbër por dhe shkelje e ligjit njëkohësisht, dhe këtë Partia Demokratike do ti drejtohet organeve të drejtësisë. Edi Rama po vërteton tezën e tij të fushatës zgjedhore se nëse shqiptarët nuk votonin kandidatët e tij ai do ti linte pa ujë e pa investime. Por në realitet, ai po shkon edhe më larg, duke i lënë qytetarët që nuk e kanë votuar atë, edhe pa Bashki. Partia Demokratike i bën të ditur Edi Ramës se ai nuk është zot i vendit dhe pronar i bashkive. Vullneti i qytetarëve të Pogradecit nuk mund të mbahet peng, dhe nuk ka për tu mbajtur peng nga marionetat e tij e tij Pelesh-Prefekt?, - tha deputetja Vokshi.

Në fjalën e saj, Vokshi tha gjithashtu se vendimi përfundimtar i KQZ-së ka 27 ditë që ësthë në tryezën e Prefektit. Dhe sipas saj, ai me pretekse banale sikur këshilltarët e majtë qenkan me pushime, janë mbyllur dyert e kësaj bashkie.

?Kanë kaluar tashmë 27 ditë që Prefekti ka në tryezë vendimin përfundimtar të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve për këtë Bashki. Ne i bëjmë thirrje Prefektit të Korcës të heqë dorë nga ky shërbim kriminal, e të zbatojë ligjin. Qytetarët e Pogradecit nuk mund të ndëshkohen, duke u mbajtur peng Bashkinë dhe shërbimet?, tha deputetja e PD-së.

Share This Video


Download

  
Report form