A1 Report - Veliaj: Do menaxhojmë banesat sociale, bashkia nuk i realizoi si duhet

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË- Një pjesë e vendimarrjeve ministeriale do të jenë edhe mbi kompetencat e njësive vendore, kur ato nuk i kryejnë siç duhet këto kompetenca. Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj u shpreh se së bashku me ministritë e linjës do të ndërhyjnë në menaxhimin e banesave sociale dhe fëmijëve të rrugës, kompetenca të cilat bashkia e Tiranës nuk po i menaxhon siç duhet.

Këshilli Ndërministror është mledhur sot për çështjen e përfshirjes së komunitetit rom dhe egjiptian, si vëmendje e veçantë për rekomandimet e Progres Raportit për këtë komunitet.

"Arsimimi i pakët i romëve është një fakt që sjell vështirësi në punësimin e tyre. Ky ka qenë një element që paneli e ka konsideruar si një ndër problematikat kryesore", tha Veliaj.

Sipas ministrit Veliaj rekomandimet e Avokatit të Popullit do t'i shpërndahen edhe ministrive të linjës për përmbushjen e detyrave për përfshirjen e këtij komuniteti në skemat e ndryshme.

Share This Video


Download

  
Report form