A1 Report - Korçë, ndryshimi i kontratës, 40 familje rrezikojnë të jenë të pastreha

Report TV 2015-08-21

Views 0

KORCË - Dyzetë familje në rrethin e Korcës të cilat në vitin 2006 përfituan apartamente nga programet e shtetit rrezikojnë të mbeten të pastrehë sepse nuk kanë nënshkruar ende kontratën. Sipas ligjit të atëhershëm ata duhet të paguanin një shumë të vogël lekësh por atyre nuk i'u është nënshkruar kontrata nga Enti i Banesave, ndërkohë që në vitin 2007 hyn në fuqi një ligj i ri sipas të cilit këta banorë duhet të paguajnë apartamentet që kanë marrë me çmimet e tregut. Ngërçi i cili ka zgjatur me vite e rëndon edhe më tepër situatën për këto familje të cilat përvec varfërisë dhe të ardhurave minimale tashmë duhet të paguajnë rrethe 20 mln lekë të vjetra më shumë ose të mbeten në qiuell të hapur.

"Nga 670 mijë lekë këta na dhanë 320 mijë lekë. Tani 320 mijë lekë ku ti gjejmë ne? Të vjedhim? Të grabitim? Nuk kemi, unë s'kam për vete".

"Nuk u bë kontrata e 2006, erdhën në 2007 lidhën kontratën që ne na kalon me programin social. Ne nuk kemi mundësi t'i paguajmë", shprehen banorët të shqetësuar.

Nga ana e saj Bashkia u ka dhënë sqarimin e vetëm se nëse nuk nisin pagesat ata mund të mbeten të pastrehë.

Ajo që e rëndon më tepër situatën sipas këtyre banorëve është fakti se me kontratën e re fillimisht ata konsiderohen qeramarës dhe pas 5 vitesh u lind e drejta e privatizimit por edhe këtë ata e shohin me dyshim sepe nuk kanë sigurinë që ajo do të zbatohet.

Share This Video


Download

  
Report form