Zhernovski: Vendimi për rrënimin e Car Dushanit, javën tjetër

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Javën e ardhshme Këshilli i Komunës Qendër do të vendos për rrënimin e përmendores së Car Dushanit dhe përmendoreve tjera të vendosura në mënyrë të paligjshme. Këtë e konfirmoi kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski i cili tha se në Këshillin Komunal do të hapet debat për këtë çështje dhe do të insistojë për të marrë vendim për rrënim.

'Unë kam thënë se gjithçka që është ndërtim jo legal në komunën Qendër do të largohet. Nuk do të përdor fjalën rrënim pasi që dua të veprojë në bazë të ligjit. Në mbledhjen e ardhshme të këshillit do ta përcjell këtë informatë dhe dua të dëgjoj mendimet e këshilltarëve të nderuar të qeverisë', tha Andrej Zhernovski, kryetar i komunës Qendër.

Zhernovski edhe një herë përsëriti qëndrimin se do të kërkojë asistimin e policisë, pasi sipas tij, policia është e obliguar të veprojë në bazë të ligjit.

'Në bazë të ligjit dhe kushtetutës do të kërkohet asistim nga policia dhe ajo është e obliguar të veprojë. Se si do të veprojë, a do të veprojë sikur gjatë trazirave që kishim kohëve të fundit për të cilat ende nuk dihet se kush i ka urdhëruar, kjo pyetje duhet ti parashtrohet ministres së punëve të brendshme Gordana Jankullovska", deklaroi Andrej Zhernovski, kryetar i komunës Qendër.

Kryetari i komunës Qendër gjithashtu akuzoi pushtetin se po e ngulfat atë në punë dhe në jetë private për shkak të vendimin të vendosjes së fasadave në stilin Barok të të gjitha objekteve në rrugën Maqedonia, ku edhe vet Zhernovski banon. Sipas tij kjo bëhet vetëm me qëllim që ti merren kompetencat komunës si dhe ta kufizojnë atë si kryetar. Ferikan Iljazi

Share This Video


Download

  
Report form