Misini: Nuk ndihem si 'heroj'

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Deputeti i BDI-së Hajrulla Misini, i cili ngriti shumë pluhur në opinion me paraqitjen e tij në parlamentin grek një ditë më parë, pasi kishte përmendur emrin Kushtetues të vendit, theksoi se qëllimi i tij nuk ka qenë t'i lëndojë ndjenjat e kolegëve të tij grek. Megjithatë Misini sqaroi se fjalimin kishte arritur ta përfundonte vetëm pas ndërhyrjes së Ministrit të jashtëm grek, Venizelos.

"Nuk ka qenë qëllimi që të provokojë ndjenjat e grekëve, por ne quhemi kështu dhe përderisa nuk kemi emër tjetër do të vazhdoj të quaj Republika e Maqedonisë..Kryetari tentoi që t'ma bëjë me dije se mjafton kaq. Megjithëse ne kemi nga 2 minuta kohë për paraqitje, unë e pash 'timer'-in se kam kohë ende dhe thash çfarë ndodh kur ka kohë ende..por pastaj ndërhyrja e Ministrit të Jashtëm Venizelos ishte që të vazhdojë me fjalimin deri në përfundim. Nga paraqitja dhe nga përgjigjja e Ministrit nuk u vërejt ndonjë nervozë e tepruar", deklaroi Hajrulla Misini, deputet i BDI-së.

Edhe pse për këtë akt u vlerësua si hero në opinionin vendas sidomos nga mediat maqedonase, Misini tha se nuk ndihet i si i tillë.

"Nuk ka nevojë për të bërë hero, Maqedonia është shtet i vogël, ne kemi shumë heronj", u shpreh Hajrulla Misini, deputet i BDI-së.

Por, derisa për veprimin e tij në Greqi, Misini u quajt hero nga mediat dhe opinioni maqedonas, deputeti i BDI-së sot ndërmori një akt tjetër, atë të heroit tek popullata shqiptare. Për dallimin nga të gjithë kolegët e tij të BDI-së, Misini refuzoi që deklaratën për Alsat ta jap para, para pano-s në këtë sallë ku mbishkrimi është vetëm në gjuhën maqedonase. Misini tha se këtë e bën një shenjë revolte ndaj kryetarit të Kuvendit që nuk respektoi gjuhën shqipe.

"Unë nga kjo sallë jam i përjashtuar nga kryetari i parlamentit i cili është penguesi më i madh i zbatimit të dygjuhësisë në Parlament. Kështu që unë ju ftoj për intervistë në zyrën time",u shpreh Hajrulla Misini, deputet i BDI-së. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form