Veliaj po zhduk historinë e Tiranës, Goxhaj: Ndihem si qytetar alien, nuk jam më në qytetin tim

Ora News Emisione 2020-07-11

Views 1

#tvora #rtvoranews
Qendra e Tiranës tashmë po rrethohet në kulla shumëkatëshe. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, edhe Kulla e Sahatit që shërben dhe si dhuratë simbolike për të ftuarit specialë, shumë shpejt do të mposhtet nga një tjetër qiellgërvishtëse që ka nisur të ndërtohet ngjitur.

Avokati dhe aktivisti, Altin Goxhaj, thotë se këtij qyteti po i zhduket historia. Në një intervistë për Ora News me gazetarin Elio Laze, Goxhaj thekson se kjo është një punë e një bande që ka ndërmend të shfarosë nga memoria jonë historike ekzistencën tonë si komb.

Altin Goxhaj: Figura e re e këtij qyteti është vinçi. Këtij qyteti po i zhduket figura e vjetër. Brenda dy vitesh nuk do të jetë më kjo figurë. Ky qytet i ri ka si synim që të zhdukë Tiranën historike. Kjo është një punë e një bande që ka ndërmend të shfarosë nga memoria jonë historike ekzistencën tonë si komb. Këtë po e bëjnë me faza të ndryshme. Këtë po e bëjnë edhe duke ndryshuar memorien historike të Tiranës.


Për Goxhaj, historia po përsëritet ndërsa gjithë këtë plan e sheh si pjesë të një axhende për shpopullimin e Shqipërisë.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/veliaj-po-zhduk-historine-e-tiranes-goxhaj-ndihem-si-qytetar-alien-nuk-jam-me-ne-qytetin-tim/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS