'Trashëgimia kulturore', përçanë politikën

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Ndryshimet në Ligjin për trashëgimin kulturore nxitën debat të nxehtë mes partive shqiptarë në Kuvend. Nga PDSH-ja ishin të prerë se nuk bëhet fjalë për ligj për trashëgimi kulturore por ligj për falsifikimin të trashëgimisë kulturore. Bekim Fazliu ndryshimet i vlerësoi si të dëmshme për shqiptarët dhe për këtë fajin e adresoi tek BDI-në si pjesëmarrëse në këtë proces. Sipas tij me ndryshime nuk përfshihen objektet shqiptare, për të cilat tha se po rrënohen, shkatërrohen dhe madje tentohet të sllavizohen.

"Manastire e Kisha, po Xhamia e Prilepit, po Xhamia e Manastirit që tani doni ta shndërroni në kishë. Ku jeni ju të BDI-së, gjitha këto bëhen me përkrahjen e juaj. Po Burmali Xhaminë, që lejuat të shitet trualli i Burmali Xhamisë dhe të ndërtohet ish shtëpia e oficerëve serbë", tha Bekim Fzliu, PDSH.

"Përmendët Manastirin, në Manastir për momentin implementohen tre projekte që ishin në programin tonë. Sa i përket Jeni xhamisë, gërmimet arkeologjike në jeni Xhami kanë filluar në vitin 2001 kur PDSH ishte në pushtet", u shpreh Behixhudin Shehabi, BDI.

"Gënjeni para 1 milion shqiptarëve dhe hiq nuk skuqeni. Kisha në kala të Shkupit ka filluar të ndërtohet me lejen e Behixhudin Shehabit", theksoi Bekim Fzliu, PDSH.
Edhe partitë maqedonase me akuza dhe kundër akuza rreth mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

"Ministria e kulturës po bën atë që po shohim çdo ditë. Po fotografohet dhe për nevoja politike të partisë në pushtet tregon se çfarë punon në fushën e kulturës. Ata njerëz që e duan kulturën nuk kanë nevojë çdo ditë të paraqiten para kamerave, por si milingonat të punojnë dhe heshtin", deklaroi Mitre Veljanoski, LSDM.

"Nuk them se është bërë shumë, edhe pse është bërë shumë, por nuk them as që është e mjaftueshme. Duhet që edhe vitet e ardhshme sa më shumë shteti të ndërmarrë hapa me qëllim që të trashëgimia kulturore të mbrohet", tha Dragan Nedelkoviç, zv/ ministre i kulturës.

Ndryshimet në fazën e parë u mbështetën edhe nga opozita maqedonase, kështu që kaluan në proces të mëtejmë. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form