Plumba autobusit Athinë-Tiranë vdes njëri nga 2 të plagosurit

Report TV 2015-08-21

Views 3

MEMALIAJ -- Ndërron jetë në spitalin e Fierit njëri nga pasagjerët e plagosur si pasojë e sulmit me armë zjarri të autobusit të linjës Athinë-Tiranë me të cilin po udhëtonin 22 persona. 25-vjeçari Laurent Tabaku nga Elbasani nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht përpjekeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. E plagosur ka mbetur edhe një 19-vjeçare nga Fieri, Qebarie Dihani.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 pas mesnate, 27 janar, në të dalë të qytetit të Memaliajt, ku persona të paidentifikuar i kishin zënë pritë autobusit. Disa orë pas ngjarjes, menaxheri i linjës i cili ndodhej në autobus rrëfen për "A1 Report" sesi rrodhi ngjarja, ndërsa thotë se "për shka të errësirës i morëm për barinj".

Deri më tani janë shoqëruar në polici 10 persona për t'u pyetur në lidhje me ngjarjen. Po kështu, policia e Gjirokastrës ka marrë në pyetje të gjithë pasagjerët që ndodheshin në autobus, shoferin dhe menaxherin e linjës, ndërkohë që vijojnë kontrollet në të gjithë zonën. Sipas policisë kërkimet janë përqendruar në 4 komuna të Tepelenës: Kurvelesh, Luftinjë, Krastë, dhe komuna Lozpez.

Ndërkaq, është vënë në dispozicion shuma prej 10 mijë euro për këdo që jep informacion të vlefshëm mbi ngjarjen dhe autorët. Policia ka vënë në dispozicion numrin O694102732, për këdo që ka informacione të vlefshme për të mundësuar identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit të autobusit të linjës Athinë-Tiranë.

PLUMBA AUTOBUSIT ATHINË-TIRANË, DËSHMIA: I MORËM PËR BARINJ
Disa orë pasi autobusi i linjës Athinë-Tiranë u sulmua me armë zjarri në një pritë në të dalë të qytetit të Memaliajt, menaxheri i linjës i cili ndodhej në autobus rrëfen për "A1 Report" sesi rrodhi ngjarja.

Edmond Tafa, menaxher i linjës, ka qenë i ulur pranë shoferit kur ka pikasur i pari një person në cep të rrugës. Për shkak të errësirës, pasi ora shënonte 01:30 pas mesnate, 27 janar, Tafa ka menduar se ishte bari. Por në momentin që autobusi ka ulur shpejtësinë, janë dëgjuar të shtënat me armë në drejtim të autobusit. Duke qenë se të shtënat dallohej se vinin nga armë të ndryshme, menaxheri thotë se mund të ishin më shumë se dy vetë ata që i sulmuan.

Autobusi, ku ndodheshin 22 pasagjerë, po udhëtonte në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër në afërsi të kthesës së Vasjarit në momentin kur është sulmuar, dhe si pasojë mbetën dy persona të plagosur: Laurent Tabaku, 25 vjeç nga Elbasani, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, dhe Qebarie Dihani, 19 vjeç nga Fieri.

Pasagjerët e autobusit, mes tyre dhe i ati i të plagosurës, të intervistuar nga "A1 Report" treguan sot në mëngjes se autobusi po lëvizte ngadalë për shkak të rrugës së keqe dhe në momentin kur është qëlluar i kanë thënë shoferit të mos ndalej, por të ecte me shpejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form