Lufta për të zotëruar kromin shkakton 1 të vdekur dhe 1 të plagosur rëndë. Dy vëllezërit Shehu janë qëlluar me automatik brenda në një lokal rreth orës 15:00.
Ende nuk dihet shumë detaje por shkak dyshohet se janë konfliktet mes grupeve rivale të kromit, ku në Bulqizë kohët e fundit janë shënuar një sërë ngjarjesh kriminale.
Sipas policisë mes viktimës dhe autorit ka pasur prej disa muajsh konflikt për kromin. Shefqet Shehu është vrarë, ndërsa Vehad Shehu është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital ushtarak të Tiranës.
Sipas policisë Fadil Ternova i dyshuari kryesor si autor i ngjarjes është arrestuar dhe po dërgohet drejt Drejtorisë së policisë së Dibrës