Dinastia Marubi ka lënë gjurmë të thella në historinë e artit shqiptar. Gjithçka do të niste plot 180 vjet më parë, kur artisitë i parë i Marubëve, Pjetri, nis të fotografojë ngjarjet politike të kohës, si "Lidhja e Prizrenit", "Kryengritja e Mirditës", e shumë të tjera. Pas vjekjes së tij Kel Marubi u be trashegimtar legjitim i studios duke e transformuar atë ne një atelie te vërtete arti. Ai e pasuroi fototeken me figura e njohura të kohës, Fishten, Migjenin, Koliqin, Galica, Gjoluli, Curri, Noli, Zogu etj si edhe me foto nga njerëz të zakonshëm me kostume kombëtare, pamje nga nga jeta e qytetit dhe e fashatit, peisazhe dhe aspekte te tjera nga jeta në Shqipëri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillim të shekullit të njëzetë. Në vitin 1970 e gjithë pasuria prej 150 mijë negativësh i kaloi shtetit. "Fototeka Marubi" ka sherbyer si burim për botime te ndryshme, për albume, botuar ne France dhe Itali.
Për herë të parë në 1998 u hap konkursi "Foto artistike" me emrin "MARUBI". Ndërkaq, në prill 2000 u hap në Galerine e Arteve konkursi me emrin "MARUBI 2000.", ku morën pjesë 54 fotografe shqiptare dhe nga bota. Marubët, njihen edhe për nudot e para që kanë realizuar. "Malësorja e paemër" është gruaja e parë shqiptare që guxoi të zhvishet para aparatit të Pjetër Marubit në vitin 1878. Kurioziteti që ngjalli kjo fotografi, nxiti kërkimin për të tjera femra në fototekën "Marubi". E u zbulua se ekzistonin dhe disa femra të tjera të fotografuara jo vetëm nga Pjetër Marubi, por edhe nga Kel e Gegë Marubi.
Gjetja e këtyre fotove, duke menduar kohën kur janë realizuar, kur sigurisht ishte shumë e vështirë të bindje një femër të pozonte para aparatit fotografik me kostumin popullor të krahinës pasi zbriste për në Pazarin e madh të Shkodrës, është konsideruar zbulim i madh.
Thuhet se dinastia e Marubeve mbaron me Gegen. Faktikisht pas vdekjes se tij asnje nga Marubet nuk e trashegoi me profesionin, nuk pati me aparatin fotografik si treguesin e artit apo te shpirtit te tij. Ndërkohe nga shkolla e tyre ne Shkodër, krijohet një brez i tërë fotografësh, të cilët në një mënyrë apo tjetër krijojnë dinastitë e tyre.