DURRES- Një makinë ka shpërthyer në zonën e Plepave, pranë bregdetit në Durrës.
Nga të dhënat e para mësohet se në makinë ka qenë vetëm shoferi i cili ka shpëtuar dhe është nxjerrë nga makina.
Pas shpërthimit makina është djegur tërësisht.
A1 report ka siguruar një video amatore me pamjet e automjetit të përfshirë nga flakët pas shpërthimit në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit.
Në video duket qartë momentet ku zjarrfikëset po perpiqeshin te shuanin flakët që kishin përfshirë automjetin në të cilin udhëtonte biznesmeni Xhemal Cela, 45 vjeç.
Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa pasi ka marrë ndihmën e parë mjeksore në spitalin e Durrësit është nisur për trajtim më të specializuar drejtë kryeqytetit.