A1 Report - Zef Brozi: Nese nuk zbardhet 21 Janari, dikush po mbron Berishen

Report TV 2015-08-21

Views 2

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, kërkon drejtësi për viktimat e 21 janarit, duke deklaruar se tashmë përgjegjësit flasin jashtë zyrave të prokurorisë. Në një intervistë për A1 Report dhënë me Skype nga Washington DC, Brozi thotë se nëse kjo ngjarje nuk zbardhet shpejtë, në mazhorancën e sotme mund të ketë njerëz që duan ta mbrojnë.

"Nëse kjo ngjarje nuk zbardhet shpejt, mbase kjo do të thotë se, në mazhorancën e sotme mund të ketë elementë që duan të mbrojnë Sali Berishën por unë uroj që kjo të mos jetë e vërtetë", ka thënë Brozi gjatë intervistës nga SHBA.

Për ish-kryetarin e Gjykatës së Kasacionit ish-kryeministri Berisha dhe bashkëpunëtorët e tjerë të tij, ka ardhur koha të japin llogari për urdhërimin dhe ekzekutimin e këtij akti, që sipas Brozit është terrorist.

Sipas tij, "të gjithë shqiptarët e dinë kush është përgjegjës. Vetëm organet e ngarkuar me ligj nuk duan ta mësojnë se ata që urdhëruan dhe ekzekutuan aktin terrorist, dhe kjo është prokuoria".

"Jam tepër i zhgënjyer me prokurorinë për hetimin e 21 janarit sepe media bëri një punë heroike duke shpalosur me figure dhe me zë ata që vranë urdhëruan dhe sabotuan hetimet për 21 janarin", thekson në fjalën e tij, Zef Brozi.

"Unë i them Prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla, të kthejë çështjen e 21 Janarit. Është e turpshme për drejtësinë që lejon të flasë me të njëjtën gjuhë Berisha në Facebook që duhet të fliste në zyrat e prokurorisë", deklaroi Zef Brozi nga SHBA gjatë një interviste për A1 Report.

Share This Video


Download

  
Report form