Laç, tullat dalin në sipërfaqe! Banorët: Duam të na thotë dikush nëse banohet këtu apo jo

Report TV 2019-12-12

Views 0

Shumë pallate në Laç kanë pësuar dëme të rënda si pasojë e tërmetit të së martës. Banorët shprehen se ato janë në gjendje shumë të rëndë dhe kanë frikë të qëndrojnë brenda tyre, ndërkohë që nuk kanë marrë ende një vlerësim zyrtar nëse banesat e tyre janë apo jo të pabanueshme. Report Tv sjell pamje nga banesat e dëmtuara. Si pasojë e tërmetit muret janë çarë, duke nxjerrë në sipërfaqe tullat. Ndërsa shkallët e pallatit kanë pësuar dëmtime të rënda. Një banor thotë se nuk kërkon ndihmë, por vetëm vlerësim nëse banesa e tij është apo jo e banueshme.

"Kemi qëndruar tek shtëpiat e të afërmve tanë. Unë kam frikë të qëndroj. Dua të di nëse banohet apo jo këtu. Gjithë pallati është rrënojë, ka çarje", thotë banori.

Share This Video


Download

  
Report form