Jankullovska: Rritja e pagave nuk është marketing politik

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Rritja e pagave pjesëtarëve të policisë nuk është marketing politik, edhe pse takimi mes krerëve të MPB-së dhe përfaqësuesve të sindikatës ndodh në prag të zgjedhjeve presidenciale. Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska tha se zërat për marketing janë vetëm spekulime.

"Në Ministrinë e Brendshme, dialogu social është një proces sistematik, i përditshëm. Ai nuk ndodh vetëm gjatë një periudhe të caktuar siç ju tentuat të spekuloni, por ndodh vazhdimisht", u shpreh Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Një ditë më parë, analisti Suad Misini shprehu alarmin se korrupsioni zgjedhor, tani do të zhvendosen përpara fushatës, pasi politika do të tregohet e përpiktë gjatë fushatës.

"Korrupsioni zgjedhor ka për t'u zhvilluar para fillimit të fushatës zgjedhore. Ata do të sillen mirë gjatë fushatës zgjedhore. Për dispozitat e reja në Kodin Zgjedhor, nuk do të jetë problem respektimi", tha Suad Misini, analist politik.

Dje, vetë kryeministri Nikolla Gruevski paralajmëroi rritje graduale të pagës minimale, deri në muajin mars të vitit 2016, e cila do të shkojë në 10 080 denarë. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form