Report TV - Rritja e moshës së pensionit për gratë, qytetarët: Nuk është e drejtë, kur do e gëzojmë

Report TV 2018-05-10

Views 1

Nga 1 janari i 2018-s, mosha e daljes në pension për gratë do të rritet me dy muaj. Gratë do të marrin pensionin dy muaj më vonë çdo vit, deri në vitin 2057 kur gratë të arrijnë moshën 67 vjeç për të përfituar pension.

Ndërsa për burrat, mosha e daljes në pension fillon rritet nga viti 2033, për të arritur në 67 vjeç në vitin 2057. Burrat dhe gratë do të kenë të njëjtën moshë daljeje në pension dhe të njëjtin kontribut për të përfituar pensionin e pleqërisë. Por si e presin qytetarët këtë? Report tv dëgjon shqetësimet e qytetarëve.
?Është shumë e gabuar, sepse nuk është një moshë e përshtatshme pasi a do mundet të shkojnë deri në atë moshë dhe e dyta kur do e gëzojnë atë pension?!?, thotë një grua rreth të 40-ve.

?Femrat duhet të dalin më herët në pension, edhe 60 vonë është për femrat?, shprehet një burrë për Report Tv.

Share This Video


Download

  
Report form