'Shqipja' në administratë përplasë BDI-në dhe PDSH-në

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Debat i ashpër mes deputetëve shqiptarë, të PDSH-së e BDI-së rreth përdorimit të gjuhës shqipe në administrativë. PDSH-ja këmbëngul që administrata të flasë edhe shqip. Bekim Qoku i partisë opozitare tha se një gjë e tillë është e garantuar edhe me kushtetutë. Ndërsa Nexhati Jakupi nga BDI-ja u shpreh se konform ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, qytetarëve shqiptarë iu mundësohet që që institucioneve tu drejtohen në gjuhën shqipe dhe përgjigje të marrin po në gjuhën shqipe.

"Është shumë e rëndësishme që gjuhë pune në administratë, të jetë edhe gjuha shqipe e cila garantohet me amendamentin 5 të kushtetutës. Ju thatë se me këto amendamente që po bëni ju, ne e detyrojmë edhe maqedonasin të mësoj shqipen. Po pse të mos e mësojë maqedonasi shqipen kur këtë e thotë kushtetuta. Jo ne, ne kërkojmë të zbatohet kushtetuta, nuk është kërkesë e jona", deklaroi Bekim Qoku, deputet i PDSH-së.

Gjatë debatit, Jakupi vuri në dukje, se deputetët e PDSH-së përmes amendamenteve kanë kërkuar krahas përdorimit të gjuhës shqipe edhe përdorimin e gjuhës maqedonase.

"PDSH-ja propozon amendament për përdorimin e gjuhës maqedonase, krahas gjuhës shqipe. Tani, ju si Parti Demokratike me suficit shqiptare-maqedonase. Si thirreni tash 'demokratska partia na albancite-makedonsko'. Kjo është non-sens, kjo është turp, precedent. Parti shqiptare në parlament propozon amendament për përdorimin e gjuhës maqedonase", u shpreh Nexhati Jakupi, deputet i BDI-së.

"Pas fjalëve, gjuha maqedonase që është në ligj, ne kërkojmë të shtohen fjalët edhe gjuha shqipe", theksoi Bekim Qoku, deputet i PDSH-së.

Rreth projekt/ligjit për nëpunës administrativ, i cili është fazën e dytë, subjektet politike kanë përgatitur mbi 150 amendamente. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form