A1 Report - Durrës, 24 lëkundje tërmeti në 2 orë, ndjehen edhe në Tiranë

Report TV 2015-08-21

Views 1

DURRËS -- Mëngjesin e sotëm (20.01.2014) në orën 07:00 janë ndjerë disa lëkundje tërmeti në qytetin e Durrësit, dhe kanë vijuar më pas duke regjistruar rreth 24 lëkundje në vetëm dy orë. Ndërsa vetëm 25 minuta më vonë janë ndjerë sërish lëkundje.

Në një lidhje telefonike për "A1 Report", sizmiologu Rrapo Ormeni tha se "Janë një seri lëkundjesh sizmike në qytetin e Durrësit. Goditja e parë ka qenë në orën 07:00 me koordinata 41-34 veri dhe 19-45 lindje me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter dhe intensitet në epiqendër më të madh se 5 ballë".

"Ky tërmet është ndjerë 5 ballë në qytetin e Durrësit dhe është ndjerë gjithashtu 3-4 ballë në qytetet e Tiranës, Kavajës, Krujë e Laç. Pas kësaj goditje ka pasur edhe pasgoditje të tjera dhe gjithashtu në orën 08:15 kemi pasur një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter dhe intensitet në epiqendër rreth 5 ballë. Pra, 5 ballë është ndjerë në qytetin e Durrësit 3-4 ballë në Tiranë, Krujë, Kavajë dhe Laç. Gjithashtu në orën 08:45 ka patur prapë një tërmet tjetër me magnitudë 4 të shkallës Rihter me intensitet në epiqendër 5 ballë, që u ndje dhe në Durrës. Kemi një seri goditjesh me magnitudë duke filluar nga 4.2 që është goditja kryesore pastaj me magnituda më të vogla, pastaj kemi rreth 24 pasgoditje me magnituda më të vogla se 4 Rihter. Quhen grup tërmetesh sepse kemi disa tërmete me magnitudë 1 dhe në vazhdim vijnë në zvogëlim. Gjykojmë që aktiviteti duhet të jetë duke u zvogëluar. Kryesisht në zonën e Durrësit, por ka një shpërndarje që nuk bie në të njëjtin vend. Në total janë regjistruar deri tani rreth 24 tërmete", tha sizmiologu Rrapo Ormeni.

Epiqendra e tërmetit kanë qenë në zonën e Gjirit të Lalzit, magnituda e të cilit arriti në 5 ballë. Ndërsa në Durrës tërmeti u ndje 5, në Tiranë u ndje 3-4 ballë.

Nga autoritetet nuk raportohet për dëme materiale në këtë zonë.

Tërmeti ra në orën 07:00 të mëngjesit dhe zgjati vetëm pak sekonda, ndërsa lëkundja e dytë u ndje disa minuta më pas.

Mësohet se lëkundjet e tij janë ndjerë edhe në disa zonë të Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS