Notimi i punonjësve të administratës do të varen edhe nga sindikata. Në vend që këtë ta bëjë udhëheqësi dhe katër të punësuar, tani në notimin vjetor të administratës do ta ketë edhe përfaqësues të sindikatës.
"Po zvogëlohet ndikimi i udhëheqësit prej 75 në 65 për qind, që do të thotë se sindikata dhe komisioni do të ndikojë me 35 për qind në vlerësimin e përgjithshëm. Për ato institucione që nuk kanë sindikatë mbetet opsioni që anëtari pestë të jetë nga radhët e të punësuarve", deklaroi Ivo Ivanovski , ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës .
Sindikata konsideron se këto ndryshime do të ndikojnë që notimi të jetë më real.
"Mendoj se kemi një përfshirje jashtëzakonisht të mirë në organizimin sindikal, edhe në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë edhe tek Konfederata e Sindikatave të Lira , kështu që janë të rralla organizatat ku në administratë nuk kemi sindikatë", tha Zhivko Mitrevski, LSM.
Punonjësit e administratës një herë në vit do të notohen. Ata që do të marrin notën pesë do të marrin edhe bonus prej një rrogë të plotë. Ata që do të marrin notën një (1), do t'iu pushojë marrëdhënia e punës. Punonjësit e administratës që do të marrin notën 2, do t'iu zvogëlohet paga për 20 për qind gjashtë muaj dhe nëse dy herë e marrin këtë notë do të mbeten pa punë. Natasha Stojanovska