Report TV - Korçë, u vra nga i biri, kunata e viktimës: Ai ishte i dehur, duhet të varet

Report TV 2019-03-07

Views 2

Djali i dehur mbyt nënën 85-vjeçare të cilën e dhunonte prej kohësh për shkak se ishte e alkolizuar. Edhe në momentin që është shoqëruar në polici, Nesim Demollari ka qenë nën efektin e pijeve alkolike.

Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Korçës, në lagjen numër 13. Gruaja e moshuar, 85-vjeçare, Nazime Demollari u gjet e pajetë në banesën ku jetonte me të birin. Dyshimet e para të policisë së Korçës, janë se nëna mund të jetë mbytur nga i biri.

Edhe fqinjët japin dëshmi tronditëse. Thonë se Nesim Demollari, ishte i alkolizuar, dhe se gjithmonë e rrihte nënë e tij. "Dëgjonim gjithmonë zhurma, sherr mes tyre, e ka rrahur gjithmonë, pasi pinte shumë. Sot e ka mbytur", tregojnë banorë të zonës.

Nazime Demollari ishte e ve, pasi burri i saj kishte ndërruar jetë vite më parë.

Kunata e të ndjerës, Gjyrxhie Demollari thotë se pak momente para krimit të tmerrshëm, ishte në shtëpinë e tyre, dhe kishte shkuar të shihte kunatën e saj nëse ishte mirë me shëndet. Në ato moment në banesë ka ardhur edhe djali, që siç dëshmon Gjyrxhie Demollari, ishte i dehur dhe filloi të bërtiste. Pasi ajo ka ikur ka ndodhur dhe krimi i rëndë.

Në një rrëfim për Report Tv, ajo tregon: Erdha ta shikojë si është, ishte sëmurë, dhe i thash do hash? Jo nuk do ha tha - jam e sëmurë. Më tej erdhi djali na gjeti aty, dhe më tha: Hë kjo të ka thirru? Jo i thash, kam ardhur ta shoh. Dhe filloi të bërtiste, pastaj ika. Ishte i dehur tapë, ai duhet varur, pikë muhabeti".

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS