LEZHË - Grabitja e tre banesave në katin e 3 të një pallati në lagjen 'Beslidhja' të qytetit të Lezhës një ditë më parë ka shtuar frikën dhe panikun tek banoret e kësaj lagjeje, të cilët shprehen se ndihen të pasigurtë. Ata kanë kërkuar nga policia që të shtojë patrullimet gjatë orëve të natës në këtë lagje pasi bien pre e grabitjeve të herëpasëhershme edhe për shkak se në këtë zonë mungon ndriçimi.
"Po qe patrulla e natës, asnjë vjedhje nuk bëhet në pallate".
"Policia duhet t'i bjerë tërë natën rreth e rreth", shprehen disa prej banorëve.
Policia Lezhës ka bërë të ditur se ka arrestuar njërin prej autorëve të kësaj ngjarje, por ky i fundit nuk e ka pranuar krimin, ndërsa sipas policisë autori tjetër i përfshirë në grabitjen e një dite më parë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga uniformat blu të Lezhës.