Report Tv - Siguria ushqimore, shtohen kontrollet, qytetarët: Jemi të pasigurt

Report TV 2018-07-14

Views 3

Teksa vëmendja po tentohet t?i kushtohet prodhimeve BIO, siguria ushqimore mbetet një çështje problematike. Por, sa të sigurt ndihen konsumatorët shqiptarë me produktet që konsumojnë në tregun vendas?

-Sa të sigurt jeni për produktet ushqimore që konsumoni?
Aspak të sigurt për asgjë

-A jeni të shqetësuar në lidhje me përdorimin e kimikateve?
Patjetër.

-Çfarë do të donit që të ishte ndryshe?
Të ishin ashtu si ishin më përpara, pa kimikate, pa gjëra. Gjithçka të ishte e kontrolluar nga shteti. Unë shkoj marr një produkt dhe më thonë nuk ka skaduar. Por, unë kam pasur shumë raste, i kam thënë, edhe ia kam kthyer mbrapsh. Këtu nuk kemi asnjë gjë të sigurt. Këtu marrim ushqimet që i hamë po nuk kanë më shije

-Çfarë mendoni se duhet bërë?
Shteti duhet t?i kontrollojë këto produkte Nuk janë shumë të sigurta.

-Çfarë do të donit që të ishte ndryshe?
Të ketë më shumë kontrolle. Në kohën e atëhershme haje një copë bukë me djath e domate, pije dy gota ujë dhe rrije rehat. Tani, gjoja ha gjëra të mira, po s?ka siguri.

Por, çfarë masash ka marrrë Ministria e Bujqësisë lidhur me këtë çështje për këtë sezon? Në të dhënat që Report TV ka siguruar rezulton se deri më tani janë bërë rreth 723 inspektime dhe janë vendosur 13 gjoba, ndërsa 3 subjekteve iu është pezulluar aktiviteti. Zv ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci në intervistën e dhënë për Report TV tregon detajet lidhur me këto masa.

Ministria e Bujqësisë ka marrë masat paraprake. Është përgatitur një plan inspektimesh për të gjithë subjektet, të cilat operojnë në zonat turistike, qofshin këto restorante apo njësitë e tregtimit me shumicë apo pakicë.

Ermira Gjeci-Zv ministrja e bujqësisë

Share This Video


Download

  
Report form