A1 Report - Greqi, dy shqiptare filmohen duke vjedhur ne lokal, videoja

Report TV 2015-08-21

Views 5

ATHINË - Dy shqiptarë janë filmuar nga kamera e sigurisë në një lokal, duke vjedhur klientët.

Dy shqiptarët, të veshur mirë kishin hyrë në një lokal në lagjen e Glyfadhas në Athinë, me qëllim për të grabitur. Siç shkruan media greke, lokali që ishte zgjedhur për të vjedhur, frekuentohej nga elita e kësaj zone.

Siç shikohet edhe në video, shqiptarët kanë hyrë në lokal dhe me arsyetimin se ishin duke kërkuar një tavolinë, po studionin klientët, deri sa e gjetën edhe "viktimën" e tyrë të grabitjes.

Njëri prej shqiptarëve, një 33-vjeçar mbante në dorë një pallto të gjatë dhe i është afruar klienteve kryesisht gra, duke i'u varur njërës prej tyre që e kishtë lënë çantën në pjesën e pasme të karriges.

Me një lëvizje të aftë dhe shpejtë, shqiptari mori gjërat me vlerë që ishin në çantë. Ndërkaq shqiptari tjetër, mbikqyrte zonën se mos ndonjëri nga klientët e vinte re shokun e tij duke grabitur.

Siç duket edhe në video, njëri prej tyre është rreth 28 vjeç dhe është ai që tregohet me rreth të kuq.

Share This Video


Download

  
Report form