A1 Report - Energjia, Rama: Do të shlyejmë të gjitha borxhet, s'marrim më

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Në kryeministri mblidhet task forcë për energjinë. Kryeministri Rama duke mbajtur fjalën tha se qeveria ka trashëguar një gjendje alarmante në energjetikë.

Rama tha se qeveria është e vendosur të shlyejë të gjitha borxhet që institucionet shtetërore i kanë sistemit të energjisë dhe nuk do të akumulohen borxhe të reja.

"Kjo taskforcë për përmirësimin e qendrueshëm të nivelit të arkëtimeve dhe uljen e nivelit të humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike, që fillon punën sot nën drejtimin e zëvendës kryeministrit Niko Peleshi, ka një impakt tjetër që shkon përtej këtij qëllimi kryesor.

Nënvizoj tre aspekte kryesore që lidhet task forca dhe gjithë operacioni që fillojmë sot. Së pari gjendja alarmante që kemi trashëguar në sistemin e energjisë elektrike. Së dyti domodsdoshmëria në një fushë jetike, pasi nesër rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare, nëse sot nuk bëjmë atë që na takon. Dhe së treti është domosdoshmëria për të përtërirë përgjegjshmërinë që kërkon për shoqërinë tonë.

Në kushtet e sotme 91% e kontratave të konsumatorëve dhe 88 % të kontratave të biznesit rezultojnë me borxhe në kontratat e energjisë elektrile. Këto shifra flasin vetë për sitiuatën e trashëguar dhe rëndësinë e kësaj taskforce.

Humbja e energjisë së blerë ka rezultuar 36.6 % në tetor, 43.3 në nëntor, 55% në dhjetor 2012.
Energjia që do shkonte për shërbimin dhe ndriçimin e një vendi, ka shpuar nga të 4 anët xhepat e këtij vendi.

Gjendja është përkeqësuar në vijim gjatë vitit 2013, dhe krahasuar me një vit më parë, humbja dhe vjedhja janë thelluar. Me fillimin e punës nga administratori i ri në 20 tetor 2013, dhe marrjes së masave të menjëhershme për të frenuar hemoragjinë e rëndë në sistem ka nisur një frenim paraprak, por kurrsesi përfundimtar dhe i qëndrueshëm i humbjeve dhe vjedhjes. Kjo taskforcë ka detyrimin që të vendosë të gjithë strukturat e shtetit në shërbim të një misioni të qartë, kthimin e grafikut të frenimit të humbjeve dhe vjedhjes, nënjë grafitk në renie të vazhdueshme, dhe kthimin në situatë normale. Në dhjetor 2013, humbja ka qenë 2.4 % më e vogël se humbja e të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Share This Video


Download

  
Report form