Thaçi: Ahmeti të meret me politikat antishqiptare

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Kreu i PDSH-së Thaçi ka akuzuar sot liderin e BDI-së Ali Ahmeti se merret me çështjen e presidentit konsensual, ndërsa në qeveri merren vendime antishqiptare dhe në kundërshtim me interesat euro-integruese të shtetit. Thaçi i ka sugjeruar Ahmetin që të merret më tepër me Gruevskin dhe qeverinë që punon kundër shqiptarëve në Maqedoni dhe jo me presidentin që si figurë nuk ka asnjë kompetencë në Maqedoni.

"Mendoj se është temë shumë jo serioze. Presidenti në Maqedoni nuk ka kurrfarë kompetencash as kushtetuese dhe as ligjore. Më vjen keq që zoti Ahmeti është në pozitë shumë të rëndë dhe tani zbulon tema qesharake në vend se të flasë për Gruevskin, për qeverinë, për vendimet shumë antishqiptare që merr qeveria, për vendimet e qeverisë që shkojnë shumë në kundërshtim me aspiratat tona për integrime në NATO dhe BE ... Ai zbulon tema qesharake, s'është me rëndësi presidenti", deklaroi Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Për sa iu përket zgjedhjeve të parakohshme, Thaçi deklaroi se PDSH-ja, megjithë faktin se është e kompletuar tashmë pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe e gatshme për çdo betejë politike, nuk preferon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

"Është një temë jashtëzakonisht serioze dhe e rëndësishme dhe nuk do them që jemi pro zgjedhjeve të parakohshme, për shkak se ka shumë shpifës që do thonë se jam marrë vesh me VRMO-në për këtë qëndrim politik. Situata realisht është pa rrugëdalje.... është shumë e rëndë, është shumë e keqe për Maqedoninë sidomos për shqiptarët. Në këtë situatë kemi vetëm një rrugëdalje, të demisionohet zoti Ahmeti dhe BDI-ja.. Ata definitivisht duhen larguar nga kjo qeveri sepse edhe vet konstatojnë se kjo qeveri s'ka kurrëfarë suksesi në planin e euro-integrimeve dhe po ashtu edhe "sveti Ilijat" dhe "Car Dushanat" etj", tha Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Thaçi këto komente i bëri gjatë kuvendit të sotëm zgjedhor të degës së Tetovës ku edhe u zgjedhë kryetari i ri i degës, Arben Demiri, i cili zëvendëson Luan Tresin. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form