http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare ne Maqedoni Menduh Thaçi rezulton te jete mes politikaneve me te përgjuar nga shërbimet sekrete ne vend. Kjo është bere e ditur ne nje konference per shtyp te Prokurorisë Speciale. Prokuroria Lence Ristovska deklaroi se Thaçi është përgjuar te paktën per 1257 dite ne dy numrat e tij te telefonit. Pas tij vjen lideri tjetër i shqiptareve te Maqedonisë, kreu i BDI-se Ali Ahmeti, i cili është ndjekur per 1205 dite. Persa i përket zyrtareve apo ish-zyrtareve te qeverise, rezulton se ish-kryeministri dhe kreu aktual i VMRO-DPMNE-se Nikola Gruesvki nuk ka qene ne përgjim per asnje dite te vetme. Mes me te përgjuarve rezulton te jete zv/kryeministri per marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferri, me 1658 dite, ndërsa ish-ministri i transporteve Mile Janakievski ka qëndruar nen përgjim per te pakten 2000 dite. Ne anën tjetër lideri i opozitës, i njohur vete si përgjues per te ashtuquajturat bombat e Zaevit, ka qene vete nen përgjim per 1150 dite.