Teatri i Tetovës pret lejen e Qeverisë për objektin e ri

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Edhe pse leja për ndërtimin e objektit të ri të teatrit dhe bibliotekës është bërë e plotfuqishme, tenderi ndërkombëtar për përzgjedhjen e firmës së ndërtimit ende nuk është hapur. Shkak mbetet ende mos përcaktimi I lejes nga ana e qeverisë dhe Ministria e Kulturës.

"Më 31 dhjetor të vitit të kaluar leja e ndërtimit është bë e plotfuqishme dhe këto ditë pritet vendimi i qeverisë për furnizime publike dhe ne gati e përfunduar dokumentacionin për tender ndërkombëtar dhe Brenda muajit besoj kjo do të ndodh dhe sigurisht do rrjedhin mirë edhe afat ligjore mos të kemi ankesa që diku në pranverë të fillohet", deklaroi Haki Fazliu, Drejtor i Shtëpisë së Kulturës, Tetovë.

Por, një tjetër rrezik për projektin mbetet edhe shuma e fondeve, që janë ndarë tashmë. 70 milion denarët nuk mjaftojnë kurrsesi për fazën e parë e projektit. Madje drejtori i shtëpisë së kulturës Haki Fazliu i trembet të ardhmes së projektit, nga rebalanci i buxhetit, në muajt në vijim. Një gjë e tillë mund ta pezullojë ndërtimin e objektit të ri. Fazliu shprehet se më e mirë do ishte të lëshohen të gjitha mjetet dhe tenderi të hapet një herë për komplet projektin, dhe jo sa herë që do lëshohen mjete, të hapet tender i ri, dhe me këtë të humbet edhe koha, edhe shpresa për realizimin e projektit.

"Mjetet që janë ndarë për këtë vit janë 70 milion denarë tanimë opinioni e di mirëpo sigurisht që nuk janë të mjaftueshme por duke pasur parasysh procedurën e tenderimit dhe gurthemelit e deri te ardhja e një rebalanci që mund të ndodhë dhe kjo mund të ndodh. ...problem është se tenderi do duhej të jetë vetëm për mjetet që ne tani i kemi në buxhet që të mos hapim tenderë për aq mjete sa kemi dhe të humbim kohën ..... nuk ke nevojë për çdo vit të hapësh tender deri në përfundimin e objektit", u shpreh Haki Fazliu, Drejtor i Shtëpisë së Kulturës, Tetovë.

Projekti për ndërtimin e objektit të ri të Bibliotekës dhe Teatrit ishte parashikuar të fillonte që vitin e kaluar, por për arsye të ndryshme u vonua. Gjithë projekti, sipas Qeverisë, do të kushtojë 25 milion euro. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form