Bibliotek dhe teatri i Tetovës, akoma në pritje

alsatmtv 2015-08-21

Views 7

Asgjë nga ndërtimi i bibliotekës dhe teatrit në Tetovë. Përkundër premtimeve të shumta se shumë shpejtë do të fillojnë punimet për ndërtimin e këtyre dy institucioneve, asgjë konkrete nuk është ndërmarrë. Madje gurthemeli planifikohej të hidhej në nëntor të vitit të kaluar. Drejtori i shtëpisë së Kulturës në Tetovë Haki Fazliu tha se problemi qëndron tek ligji për pronësinë e tokës.

"Shkaku se pronësia nuk i takonte qendrës së kulturës këtu por ka qenë në shfrytëzim të përhershëm sikur ishin përpara të rregulluara këto çështje pronësoro juridike dhe për të marr lejen na duhet këto ditë të kalojë një vendim në qeveri me të cilin qendra e kulturës në Tetovë do jetë pronare e tokave për ndërtim të objektit dhe pas kësaj fillon faza e përgatitjes së tenderit për ndërtim", tha Haki Fazliu, drejtor i Shtëpisë së Kulturës Tetovë.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Muzafer Bislimi fajin e hedh tek Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, zv/ministër i së cilës është Xhelal Bajrami. Kjo ministri sipas Bislimit duhet të nënshkruaj vendimin për transferimin e tokës në pronë të Ministrisë së Kulturës.

"Momentalisht janë duke pritur mendim nga Ministria e transportit pastaj ne e dërgojmë në qeveri, që toka ku ndërtohet Teatri i Tetovës dhe i jepet Pallatit të kulturës në Tetovës që më pas të fillojë procedura e prokurimit publik apo shpallja e tenderit shumë vjeçar. Ne planifikonim më herrët të fillojmë ndërtimin mirëpo janë procedura që duhet të kalojnë që prona të jetë e ministrisë së kulturës dhe Teatrit që të merret leja dhe të fillojë ndërtimi", deklaroi Muzafer Bislimi, sekretar shtetërorë në Ministrinë e Kulturës.

Për fazën e parë të ndërtimit të Bibliotekës së Tetovës dhe Teatrit, Qeveria vitin e kaluar ndau 30 milion denarë ndërsa këtë vit 20 milion denarë. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form