A1 Report - Tjeter rast me malarje ne QSUT 35 vjeçari u infektua ne Guinenë e Re

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE- Një tjetër rast me malarje është paraqitur 2 ditë më parë në QSUT.

Bëhet fjalë për një 35-vjeçar nga Vlora, i cili e ka marrë virusin në Guinenë e Re ku ka punuar për disa muaj.

Sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është siguruar një sasi e vogël medikamentesh me ndërhyrjen e drejtorëshës së QSUT.

Ndërkohë që një tjetër sasi e vogël medikamentesh është dhuruar nga një mjek i ISHP-së, i cili ka qenë jashtë vendit dhe i ka blerë për infektivin.

Në këtë spital vetëm për këtë vit janë shtruar 50 raste me malarje, e cila prej 5 dekadash konsiderohej një sëmundje e zhdukur në vendin tonë.

Të gjitha rastet janë infektuar në vendet e nxehta, ku shqiptarët kanë udhëtuar pa u vaksinuar.

Pak ditë para ndërrimit të viteve një 29-vjeçar nga Vlora humbi jetën në infektivin e QSUT pasi malarja i kishte prekur trurin.

Share This Video


Download

  
Report form