Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare, legjenda e futbollit portugez, Eusebio. Sipas mediave portugeze, Eusébio da Silva Ferreira ndërroi jetë rreth orës 03:30 të së dielës.
Shkaku i vdekjes së tij besohet se ishte një atak kardiak. Në "Twitter" ka reaguar edhe kapiteni i skuadrës së Portugalisë Cristiano Ronaldo i cili ka shkruar: "Eusebio i përjetshëm, pusho në paqe".
I quajtur ndryshe 'Pantera e Zezë', Eusebio shënoi 733 gola në 745 ndeshje gjatë gjithë karierës së tij. Në rank kombëtaresh, ai shënoi 41 gola në 64 ndeshje të luajtura për Portugalinë dhe e ndihmoi vendin e tij të arrinte vendin e tretë në Kupën e Botës të vitit 1966, të zhvilluar në Angli.
Ndërkohë që në vitin 2004, ish-ylli i Portugalisë u votua në një event gala të UEFA-s si lojtari europian i 7 më i mirë që ka luajtur këtë sport.