Të krishterët ortodoksë festojnë Krishtlindjet

alsatmtv 2015-08-21

Views 8

Më 7 janar besimtarët ortodoksë në Maqedoni shënojnë Krishtlindjen. Dy javë më parë edhe besimtarët katolikë dhe një pjesë e botës ortodokse e shënuan Lindjen e Krishtit. Në besimin krishterë ende ka dallime për atë se kur duhet që të festohet Krishtlindja dhe festat e tjera fetare, para së gjithash për shkak të mospajtimeve dogmatike midis kishave dhe sistemeve të ndryshme të matjes së kohës. Kështu katolikët dhe një pjesë e besimtarëve ortodoksë të cilët e kanë pranuar kalendarin Gjeorgjian, Krishtlindjen e festojnë më 25 dhjetor. Një pjesë e kishave ortodokse që orientohen sipas kalendarit Julian, lindjen e Krishtit e festojnë më 7 janar.
Edhe pse janë bërë përpjekje për harmonizimin e festimeve, dallimet mbeten edhe përkundër thënieve të matematikanëve se nëse vazhdohet që të zbatohen të dy kalendarët, një pjesë e Krishtlindjes ortodokse në vitin 2101 në vend të 7 janarit do ta festojnë më 8 janar. Kjo për shkak se kalendari i vjetër Julian vonon pas atij solar një ditë në çdo 128 vjet, që te kalendari gjeorgjian ndodh pas 3300 vitesh.

"Kjo çështje është absorbuar tejmase në opinion. Para çdo Krishtlindje iniciohet. Qëndrimi i Dioqezës është i qartë dhe i bërë publik, nuk ka nevojë për ndërrimin e kalendarit, për ndërrimin e praktikës sonë të deritanishme kishtare. Më tepër kemi nevojë për bashkim shpirtëror sesa për ndërrim të kalendarit", ka deklaruar z. Stefan Kryetar i KOM-it.

I pyetur se ka apo jo paralajmërime për vazhdimin e dialogut mes Kishës Ortodokse Maqedonase dhe Kishës Ortodokse serbe (KOS), kreu i KOM-it përgjigjet se vullneti për dialog tek pala e Kishës Ortodokse Maqedonase ka ekzistuar dhe ekziston.

"Tek ne, dëshira për dialog asnjëherë nuk është ndalur. Në fakt ne edhe vlerësojmë se problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut, por në mes bashkëbiseduesve të barabartë pa ultimatum dhe presione të çfarëdo lloji tjetër. Askush e sidomos ne Ipeshkët e Kishës, nuk duhet të dalim me deklarata konfuze , posaçërisht për tema kaq të ndejshme. Gjithçka duhet të jetë në shenjë të dashurisë me të cilën na liroi Jezusi", tha z. Stefan Kryetar i KOM-it.

Kontesti ndër-fetar mes Maqedonisë dhe Serbisë daton që prej pavarësisë së Maqedonisë. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form