TIRANË - Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme kanë organizuar sot pasdite një festë për fëmijët e policëve të rënë në detyrë në Kavalishencën e Durrësit. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, kreu i Ministrisë së Brendshme, Saimir Tahiri, kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Kryeministri Edi Rama njoftoi vendimin e qeverisë për siguracion e trajtim shëndetësor me standarde të larta për forcat speciale të policisë. Kreu i PSH, Artan Didi theksoi: "Ndihmë të menjëhershme financiare të gjitha familjeve të policëve të rënë në detyrë"., ndërsa kreu i Ministrisë së Brendshme theksoi "Policinë e Shtetit si familje e madhe".
Pas fjalës së tre personaliteteve të shtetit, fëmijëve iu ndanë pako me dhurata dhe me vlerë monetare, kontribut i donacionecve të ndyryshme të policëve por dhe bizneseve.