TIRANE- Pijet energjike nga 1 janari 2014 nuk do të jenë më pjesë e kategorisë "Pije Freskuese", por do të konsiderohen si produkte luksi duke u taksuar me akcizë. Kjo e fundit është përcaktuar që të jetë 50 lekë për litër, dhe sipas deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, kjo taksë nuk rrit ndjeshëm koston e tyre.
Televizioni "A1 Report" dhe Shqiptarja.com e ka ngritur këtë çështje edhe në kronikat e ditëve të fundit, për faktin se konsumi i pijeve energjike në vetëm 10 muaj është 9 milionë litra ose 27 milionë kanaçe.
Qeveria e kaluar e ish-kryeministrit Berisha e mbrojti mosfutjen e pijeve energjike në skemën e akcizës, duke favorizuar disa kompani të afërta me qeverinë.