A1 Report - Turqi, protestuesit kerkojne largimin e kryeministrit Erdogan

Report TV 2015-08-21

Views 3

STAMBOLL - Gjatë një konference për shtyp, Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan, ka zëvendësuar 10 ministra, pas dorëheqjes së djeshme të 3 ministrave, fëmijët e të cilëve janë përfshirë në skandalin e korrupsionit.

Ndërkohë, pas këtij vendimi, 5 mijë persona kanë dalë në sheshin e Stambollit, duke protestuar dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Erdogan.

Protestuesit janë përleshur me policinë e cila ka përdorur gaz lotsjellës, për ti shpërndarë ata nga lagja Kadikoy, në pjesën jugore të qytetit. Protesta ka pasur edhe në Besiktas, në zonën europiane të Stambollit, gjithashtu edhe në kryeqytetin turk Ankara dhe në Izmir.

Ministri i ekonomisë Zafer Caglayan, ministri i brendshëm Muammer Guler dhe Erdogan Bayraktar, ministër i Ambientit dhe Urbanistikës, dhanë dorëheqjen ditën e djeshme, pasi fëmijët e tyre janë në qendër të skandalit, të akuzuar për korrupsion, të cilët janë arrestuar sëbashku me disa persona të tjerë.

Share This Video


Download

  
Report form