A1 Report - Tirane, 13 familjet qe u nxorren nga shtepite jetojne në bodrum

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANË - Në këtë bodrum ka tetë muaj që 13 familjet e rrugës "Margarita Tutulani", të nxjerrë forcërisht nga shtëpitë e tyre, jetojnë mes kushteve të vështira. Ata kanë një thirrje, rikthim në shtëpitë e tyre, pavarësisht se të shkatërruara, gjendja në të cilën ndodhen është dëshpëruese.

Këta banorë vuajnë një kalvar të gjatë gjyqesh, të cilat zvarriten pa fund. Shpresa për një dritë jeshile ende nuk është venitur dhe ata gjejnë forcën ta shprehin edhe një herë këtë pavarësisht se kanë provuar të protestojnë në mënyra të ndryshme.

Familjet e rrugës "Margarita Tutulani", të nxjerra forcërisht nga banesat e tyre, tashmë kanë tetë muaj që jetojnë mes kushteve të vështira dhe lagështirës në bodrumin poshtë pallatit. Ata i bëjnë apel qeverisë që të kenë mundësinë të rikthehen në shtëpitë e tyre për festa.

Share This Video


Download

  
Report form