Të braktisur nga dhuna e prindërve, historia e vëllezervë që jetojnë në rrugë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

Elbasan- Janë vëllezër dhe pas braktisjes së prindërve jetojnë të vetmuar në këtë kontenier. Fati është treguar mizor me Xhelal Nezirin 14 vjeç dhe vëllain e tij Bekimin 12 vjeç ,pasi që në fëmijëri lojërat e moshës dhe përkujdesja u zëvendësuan nga dhuna e babait.

Kjo bëri që nëna e tyre 6 vite më parë të braktiste bashkëshortin dhe sëbashku me dy djemtë të transferohej nga Puka drejt Elbasanit, me shpresën për t'ju ofruar një jetë më të mirë dy fëmijëve.

Por situata për dy vëllezerit nuk ndryshoi, dhuna e babait u zëvendësua nga e nënës, e cila më pas i braktisi në mëshirë të fatit.

Me sytë e mbushur me lot dhe të frikësuar ata tregojnë sesi po mbijetojnë në kontenier të vetmuar , mes të ftohtit e mungesës së ushqimit.

Rreziku që i kanoset këtyre fëmijëve përveç skamjes dhe mjerimit është se në çdo moment ata mund të bien pre e trafikimit.

Share This Video


Download

  
Report form