Çellopek, alarmi për gjendjen e shkollës nuk shqetëson pushtetarët

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

Edhe disa muaj pas alarmit nga banorët e fshatit Çellopek për kushtet mesjetare në të cilat mësojnë rreth 200 nxënës të shkollës periferike "7Marsi", ende asnjë reagim nga qeveria apo ministria e arsimit dhe shkencës. Banorët dhe arsimtarët e kësaj shkolle, janë shprehur të revoltuar nga politikanët dhe institucionet. Popullin e shikojnë vetëm kur ka votime, thonë banorët, fëmijët e të cilëve mësojnë në një barakë druri, e cila që para 20 vitesh me urdhër të ministrisë është ndaluar të përdoret.

"Në shekullin e sotëm të mësojnë fëmijët në këto kushte, vërtetë është turp për gjithë shoqërinë mos them për shtetin e gjithmbarë. Duke ditur se çka investohet dhe ku shkojnë parat tona vërtetë turp është për të gjithë ne, që ky objekt është në këtë gjendje. Kur është koha e zgjedhjeve premtojnë gjithçka dhe mbaron aty faktikisht popullin e përdorin për nevojat e veta."

"Sikurse e shihni edhe ju, baraka ka mbi 50 vite që është ndërtuar , unë jam arsimtar që punoj gati 30 vite këtu dhe kam qenë vet nxënësi i parë që kam mësuar këtu dhe arriti puna që sërish të jem arsimtar të punoj në po këto kushte që i shihni kushte mizerje të shkollës, gjithmonë rrezikun e kemi pranë, një herë është rrezik objekti që është i vjetër shumë pastaj mbulesa që është me material kancerogjen."

"Ne punojmë në kushte minimale nuk kemi asnjë lloj kushti, e shihni objektin jashtë qe dy vite ka filluar ndërtimi dhe u ndërpre, tash presim, por asgjë, bile bile edhe ujë nuk kemi, vitin e kaluar prindërit nuk donin ti lëshojnë fëmijët në shkollë nga frika se mos bie kulmi dhe jemi mjaft të trishtuar sivjet si do ia kalojmë."

Shkolla e re e fshatit Çellopek i poshtëm, ka filluar të ndërtohet që para tre vitesh, por që atëherë ka mbetur vetëm karabina. Kësaj shkolle i mungon edhe salla për edukatë fizike.

"Nuk mendoj se ka tregues më të mirë për atë se në çfarë kushtesh mësojnë nxënësit e shkollës fillore në fshatin Çellopek, në objektin e vjetër, përveç kësaj që duket pas meje, edukatën fizike në këtë mini oborr të shkollës".

Kreu i komunës së Bërvenicës, është shprehur për Alsat M, se premtime ka gjithnjë, por jo edhe veprime konkrete.

"Për fat të keq ende nuk kemi diçka konkrete edhe pse në biseda me pushtetin qendrorë kam marrë premtime se në vitin kalendarik 2014 do futet në buxhet. Unë edhe një herë do apeloj te krejt institucionet relevante që si e sit ë gjendet forma qoftë nga qeveria Italiane buxheti i ministrisë apo burime tjera që së paku në 2014 --tën të gjejmë zgjidhje sepse ka një revolt të madhe si nga prindit ashtu edhe nga banorët e Çellopekut", tha Enver Pajaziti, Kryetar i komunës së Brvenicës.

Shkolla e re e fshatit Çellopek i poshtëm, ka filluar të ndërtohet me mjete të qeverisë Italiane të dedikuara për shkollat ekologjike, por e njëjta mbeti në gjysmë shkaku i përfshirje së Italisë në krizë. Projektin në fjalë, sipas një prononcimi të mëhershëm të zv/ ministrit të arsimit dhe shkencës Safet Neziri, do ta vazhdojë Ministria e Arsimit dhe Qeveria...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS