Transportimi i lëndës narkotike "Canabis sativa" nga Lazarati me destinacion Greqinë, ka çuar në prangat e policisë së Korçës pesë shtetas. Pasi blinin drogën në Lazarat, të arrestuarit e çonin atë fillimisht në Fier e më pas niseshin drejt Korçës, duke synuar nxjerrjen e saj nga kufiri dhe shitjen më pas të lëndës narkotike në Greqi.