A1 Report - Shqipëri-FMN, marrëveshja e arritur, zyrtarizimi në janar 2014

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, Guvernatori, Adrian Fullani, e zyrtarë të tjerë janë duke mbajtur një konferencë për median me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar ministri Cani tha gjatë konferencës deklaroi se "mundësia për marrëveshje është e madhe, por unë s'po e deklaroj këtë".

Në njoftimin e Ministrisë së Financave bëhet fjalë për një kredi prej 300 milionë euro në tre vjet, vetëm nga FMN, ndërkohë që priten edhe 700 milionë dollarë kredi nga Banka Botërore.

Kreu i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani theksoi se marrëveshja me FMN bën që ekonomia të rimëkëmbet.

Ndërsa Kreu i delegacionit të FMN-së në Tiranë, Nadeem Ilahi deklaroise marrëveshja është arritur, por do zyrtarizohet në janar.

Ai ka vlerësuar edhe praninë në Shqipëri të kompanisë britanike "Crown Agents", që do të administrojë doganat shqiptare. Kreu i delegacionit të FMN-së në Tiranë, Nadeem Ilahi tha se, me qeverinë shqiptare është arritur një marrëveshje për bashkëpunimin dhe dhënien e më shumë se 300 milionë dollarë për tre vjet. Por sipas tij, kjo marrëveshje do të miratohet në janar të vitit 2014 nga bordi i FMN në Uashington.

"Kemi ardhur këtu pas 3 muajsh diskutime intensive me qeverinë shqiptare. Kemi arritur një marrëveshje që do të jetë për 3 vjet dhe me një shumë prej më shumë se 300 milionë dollarësh për 3 vjet. Dhe për këtë marrëveshje do të ketë sërë reformash që do të ndërmerren nga qeveria shqiptare. Në Shqipëri kanë ardhur disa misione që kanë parë gjendjen në financat shqiptare. Sot kemi arritur në kulmin e 3 muajve diskutime duke arritur edhe marrëveshjen mes FMN dhe qeverisë shqiptare.

Fillimisht doja të sqaroje që kjo marrëveshje do të finalizohet kur ajo të miratohet nga bordi i FMN në fillim të vitit 2014. FMN do i ofrojë mbështetje Shqipërisë. Programi është hartuar që të ofrojë një mbështetje të fuqishme për rimëkëmbjen ekonomike", tha gjatë fjalës së tij, Ilahi.

Share This Video


Download

  
Report form