Ndotja e ajrit pengoi debatin për buxhetin

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Për buxhetin e vitin e ardhshëm apo për ndotjen e kryeqytetit? Deputetët në Kuvend nuk mund të merreshin vesh se cila do të ishte pika e parë e rendit të ditës. Opozita kërkon që në vend të buxhetit, së pari të debatohet edhe për ajrin shumë të ndotur në Shkup.

"Dje, si masë, krye-bashkiaku i Shkupit propozoi që të qëndrojmë në shtëpi dhe të jemi të mbyllur. Të enjten, para fillimit të sezonit të gripit, ministri i Shëndetësisë tha të ajrosen ambientet. Çfarë të bëjnë sot, fëmijët në çerdhe dhe shkolla? Ta hapin dritaren ose ta mbyllin për shkak të ndotjes? Ndaj, në vend të injorimit, nevojitet debat", tha Jani Makraduli, LSDM.

Mirëpo, jo vetëm në Shkup. Të njëjtin problem vuan prej mbi 6 vjetësh edhe Tetova, e vendbanime shqiptare, ku mungesa e fondeve është diskriminuese, thane nga PDSH-ja opozitare.

Është për të ardhur keq që duke marrë parasysh se ndotja në Tetovë është më e madhe se gjithkund tjetër në Maqedoni, propozuesi nuk e pa të arsyeshme që edhe Tetova të përmendet, por vetëm Shkupi si kryeqytet i Maqedonisë për sa i përket ndotjes. Por nuk është kjo një gjë e re, pasi që Tetova dhe qytetet shqiptare veç 6 vite ndoten për çdo ditë nga politikat e kësaj qeverie, ndoten nga politika apo nga servilizmi i partnerit shqiptar në Qeveri, BDI-së", u shpreh Imer Aliu, PDSH.

As numri i pauzave që u dhanë, nuk ndihmuan që debate të fillonte të paktën në mesdite. Mbledhja e Kuvendit ngeci për disa orë, vetëm mbi përcaktimin e rendit të ditës,.

"Grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së kërkon, pasi të shqyrtohet buxheti dhe ligji për kryerjen e buxhetit, pika e tretë e rendit të ditës të jetë mbi ndotjen", deklaroi Silvana Boneva, VMRO DPMNE.

"Do të doja të propozoja që të shfrytëzohet mundësia e rregullores, edhe e ndonjërit nga koordinatorët që të shfrytëzoj të drejtën e vet që kjo pikë të përshihet në rendin e ditës më parë që të sigurohemi edhe pas mendimit të marrë nga qeveria, që s'kam dyshim se do të jetë profesional dhe i përmbajtur, që të mund kjo pikë të gjendet midis tre pikave të para të rendit të ditës", tha Ivon Veliçkovski , PL.

Debati për buxhetin për vitin e ardhshëm, pritet të përfundojë pas 5 ditësh. Natasha Stojanovska

Share This Video


Download

  
Report form