Qytetarët nuk kanë kujt t?i ankohen për shkak të ndotjes ose shkeljeve të tjera lidhur me mjedisin jetësor, deklaruan pjesëmarrësit në debatin e organizuar nga ASHAM-i për mbrojtjen ligjore dhe gjyqësore për mjedis jetësor të shëndetshëm. Kjo është për shkak të kompetencave të njëjta të disa institucioneve që gërshetohen siç është rasti me Platformën ilegale në Matkë. Ministri i Mjedisit vlerëson se faji nuk duhet të kërkohet vetëm te Ministria, por edhe tek inspektorët dhe kontrollorët.