Maqedonia ka heq dorë nga integrimet evropiane ndërsa ndjenja e pesimizmit, harresës dhe pa perspektivës evropiane dominon në vend. Kështu e cilëson atmosferën para Samitit të BE ish zëvendës kryeministrja për euro integrime Radmilla Sheqerinska. Sipas saj ajo që është brengosëse është se askush për këtë status quo nuk merr përgjegjësi dhe nuk ofron plan për shpëtimin e vendit nga kjo situatë ndërsa humbjet nga ky stagnim janë të mëdha për vendin qoftë në planin politik dhe atë ekonomik.
"Si ka nisur mjegulla në Shkup edhe diellin nuk do të mund ta shohim pas vendimit të keq megjithatë fakt është se kësaj here pas pauzës 7 vjeçare dhe parkimin e Maqedonisë në rrugën anësore në pjesën e integrimeve evropiane , pushteti as që tenton të mundësoj ndonjë pritje pozitive, kanë ngritur dorë dhe është e qartë se Maqedonia do të vazhdoj ta humb kohën.Ndjenja e pa perspektivës, pesimizmit dhe harresës dominojë në Maqedoni. Për fat të keq në asnjë moment nga qeveria askush nuk mori përgjegjësi e as që thonë se kanë plan se si ta shpëtojnë vendin", dekalroi Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryetare e LSDM.
Rastet e fundit me vendosjen dhe tentimin për rrënimin e përmendoreve, sipas saj janë simbol se çfarë çudira janë të mundshme në Maqedoni dhe me të cilat vetëm tentohet që të largohet vëmendja nga problemi ky i qytetarëve, varfëria.
"Kemi ndjenjë se lojërat politike me përmendoret, pushteti i bën që të largoj vëmendjen nga problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët", tha Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryetare e LSDM.
Rezultatet nga anketat e fundit rreth besueshmërisë së partive politike sipas Sheqerinskës janë porositura dhe nuk japin pasqyrën reale. Gjyltene Rexhallari