A1 Report - Zgjidhet situata te Spitali i Traumes, rregullohet skaneri

Report TV 2015-08-21

Views 4

TIRANË - Rregullohet skaneri i Spitalit të Traumës. Pas denoncimit të bërë një muaj më parë në A1 Report, nga shefi i urgjencës së spitalit të traumës, Vidi Demko sot gjendja në këtë spital është krejtësisht ndryshe. Skaneri është vënë në punë, laboratori është vënë në dispozicion të pacientëve për analizat, ndërsa nuk ka më as mungesa medikamentesh.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite në ambietet e këtij spitali ka premtuar se viti që vjen do të jetë një vit i mbarë për këtë spital, pasi do të ketë investime të rëndësishme

Spitali i traumës del nga kriza e mungesës së medikamenteve dhe mosfunksionimit të aparaturave mjekësore. Skaneri i këtij spitali, i cili nuk funskiononte që prej 4 muajsh është vënë në punë dhe po ashtu ka nisur funksionimin normal edhe laboratori i analizave.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka premtuar se investimet do të jenë edhe më të mëdha për këtë spital, ndërsa ka shpjeguar se janë rregulluar edhe skanerat e QSUT-së.

Ky spital pret çdo ditë rreth 70 raste traumash të të gjithave llojeve në ditë, dhe prej vitesh ai ka vuajtur mungesë të theksuar medikamentesh dhe pajisjesh të tjera mjekësore, për shkak se ishte nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Aktualisht ai ka kaluar nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë.

Share This Video


Download

  
Report form