TIRANE- 100 vjet pas hapjes së shkollës së parë shqipe për rrethin e Tiranës, në fshatin Shëngjergj, për fëmijët e kësaj zone vazhdojnë ende peripecitë e shkollimit. 10-vjeçarja Megi Hala, është vetëm njëra nga dhjetëra vogëlushë që duhet të bëjë çdo mëngjes 45 minuta rrugë për t'u ulur në bankën e saj.
Por pavarësisht vështirësive të shumta. të vegjëlit jo vetëm që nuk stepen para tyre, por kanë ambicie të mëdha për të ardhmen.
Më 1913, në fshatin Shëngjergj, u hap shkolla e parë shqipe legale për rrethin e Tiranës, e cila kishte 15 nxënës nga të cilët 5 ishin vajza. Në ceremoninë e përkujtimit të një shekull shkollë, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, është shprehur në mbështetje të biznesit të kësaj zone, që godinën e shkollës së parë shqipe ta restaurojnë dhe ta kthejnë në muze të arsimit.